Janë 25 komuna të cilat kanë përfunduar dhe përfundojnë këtë vit periudhën e zbatimit të Planeve Komunale të Menaxhimit të Mbeturinave (PKMM).
Me këto Plane, në të shumtën e komunave tanimë janë përmirësuar kushtet për ofrimin e shërbimeve bazike të menaxhimit të mbeturinave. Tani, është koha për vlerësimin e gjendjes aktuale dhe për orientimin e komunave drejt menaxhimit të mbeturinave me modele të shteteve të zhvilluara me fokus në minimizim të prodhimit të mbeturinave, praktika 3R, ofrim të shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshëm dhe depozitim të sigurtë të mbeturinave.
Për këtë, gjatë dy ditëve të fundit, në kuadër të projektit GIZ-SMS, morëm pjesë në procesin nismëtar të rishikimit të PKMM-ve, ku CEDE do të mbështesë komunat për së afërmi në lehtësimin e planifikimit të menaxhimit të mbeturinave në periudhën e ardhshme 5 vjeçare.