Kemi kënaqësinë të njoftojmë bashkëpunimin tonë të ri me Zyrën e Bashkëpunimit Zviceran në Kosovë, përmes projektit “Fuqizimi i Edukimit mbi Klimën”. Ky projekt ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi ndryshimet klimatike dhe të promovojë veprime të qëndrueshme në komunitet.
Çfarë do të realizojmë?
Prezantime nëpër shkolla dhe komuna.
Puna me klube mjedisore për të rritur ndikimin e tyre.
Sesione edukative për ndryshimet klimatike.
Vizita studimore në parqe të erës dhe fabrika riciklimi.
Organizimi i garave mjedisore dhe projekteve inovative.
Ky bashkëpunim i rëndësishëm do të zgjasë deri në janar të vitit 2026 dhe do të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër për Kosovën!
Falënderojmë donatorët dhe partnerët për besimin e dhënë dhe mezi presim t’i ndajmë rezultatet me ju!