Pas pesë muajsh të mbushur me mësime, diskutime dhe vizita inspiruese, edicioni i tretë i New Energy Academy, i organizuar nga European Climate Foundation, u përmbyll me sukses!
CEDE mori pjesë në këtë akademi përmes përfaqësuesit të saj, Krenar Nika, i cili pati mundësinë të thellojë njohuritë mbi rolin e komuniteteve energjetike, transformimin e rrjetit elektrik dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike – nga niveli global deri te ai lokal.
Akademia u mbyll me një seri vizitash studimore në tri komunitete evropiane që po udhëheqin ndryshimin drejt së ardhmes energjetike:
Velenje, Slloveni – qytet në tranzicion nga qymyri drejt energjisë së pastër, me angazhim të gjerë komunitar dhe mbështetje komunale.
Eisenkappel-Vellach, Austri – komunë pioniere në efikasitet energjetik, fituese e çmimit “European Energy Award”.
Luče, Slloveni – komuniteti i parë në vend që ka arritur vetë-mjaftueshmëri energjetike.
Njohuritë dhe përvojat e fituara do të shërbejnë si bazë për të nxitur zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme për energjinë edhe në Kosovë.