Eko-Klubi i IAAP “Fehmi Lladrovci” ka nisur realizimin e projektit të tyre mjedisor!
Nxënësit, së bashku me mësimdhënësit, kanë filluar punimet e para në hapësirën e oborrit të shkollës — një projekt që ata vet e kanë hartuar dhe planifikuar.
Në ditët në vijim, aktivitetet do të vazhdojnë me mbjelljen e bimëve dhe vendosjen e ndriçimit me panele solare, duke krijuar një hapësirë më të gjelbër, më të sigurt dhe më edukative për të gjithë nxënësit.
Së bashku po krijojmë një shkollë që frymon.




