Forcimi i edukimit klimatik

Lokacioni: Drenas, Lipjan dhe Skenderaj

Financimi: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim

Viti i zbatimit: 2025

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të rrisë ndërgjegjësimin dhe angazhimin e të rinjve në adresimin e efekteve të ndryshimeve klimatike.

Objektivi Specifik:

Të përmirësohet njohuria praktike dhe angazhimi i 80 nxënësve në 8 shkolla të mesme lidhur me ndikimin e ndryshimeve klimatike;
Të promovohen projekte inovative në 3 shkolla fillore/të mesme që adresojnë masat për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Rezultatet:

Nxënësit dhe mësimdhënësit janë të vetëdijshëm për ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe për mundësitë për t’u angazhuar në nivel lokal në masa të zbutjes dhe përshtatjes;
Nxënësit dhe mësimdhënësit zbatojnë projekte praktike në shkolla dhe komunitete, duke promovuar zgjidhje të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin;
Eko-klubet përdoren si platformë për nxënësit për të diskutuar dhe për t’u angazhuar praktikisht në aktivitete mjedisore në shkollat dhe komunitetet e tyre.