Ngritja e kapaciteteve për mbrojtjen e natyrës dhe përdorimin e të dhënave mjedisore (SEPA & AMMK)

Lokacioni: Kosovë

Periudha e zbatimit: 11/08/2025 – 31/12/2027

Projekti financohet nga Swedish International Development Cooperation Agency (Sida) – Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim.

Implementimi bëhet në bashkëpunim me Swedish Environmental Protection Agency (Naturvårdsverket) dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), ndërsa mbështetja administrative në Kosovë ofrohet nga CEDE.

Qëllimi i projektit është të sigurojë mbështetje administrative dhe të prokurimit për zbatimin efektiv dhe transparent të projektit të financuar nga Sida, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e natyrës dhe përdorimin e të dhënave mjedisore në Kosovë.

Në mënyrë më konkrete, qëllimi është:

Të mbështesë bashkëpunimin ndërmjet Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës;

Të sigurojë menaxhim korrekt financiar dhe prokurim në përputhje me rregullat e Sida-s;

Të mundësojë realizimin e aktiviteteve, ekspertizës dhe shërbimeve të nevojshme për ngritjen e kapaciteteve institucionale në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe përdorimit të të dhënave mjedisore.

Në thelb, projekti synon të rrisë efikasitetin, transparencën dhe cilësinë e zbatimit të bashkëpunimit mjedisor Kosovë–Suedi.