![]()
Sot patëm kënaqësinë të zhvillojmë një aktivitet edukativ me nxënësit e SHFMU “Migjeni” Baicë, ku diskutuam për rëndësinë e ujit, mbrojtjen e lumenjve dhe sfidat lokale që lidhen me ndotjen e ujërave.
Përmes diskutimeve dhe aktiviteteve interaktive, nxënësit treguan interesim të madh dhe ndanë ide shumë të mira për mënyrat se si mund të kontribuojmë së bashku në ruajtjen e ujit dhe mbrojtjen e mjedisit. ![]()
![]()
Faleminderit shkollës për mikpritjen dhe bashkëpunimin, si dhe nxënësve për energjinë dhe pjesëmarrjen aktive gjatë aktivitetit. ![]()
Ky aktivitet mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i zbatuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit (EAA).




