CEDE pati kënaqësinë të marrë pjesë në punëtorinë “Masat dhe Strategjitë për Përmirësimin e Cilësisë së Ajrit në Kosovë”, organizuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) me mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SwEPA).
Punëtoria mblodhi institucione, ekspertë të mjedisit, organizata dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar sfidat dhe masat konkrete për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë.
Gjatë diskutimeve u trajtuan tema të rëndësishme si politikat mjedisore/Plani lokal i veprimit për cilësi të ajrit, ndikimi i ndotjes së ajrit në shëndetin publik, masat komunale për reduktimin e ndotjes, transporti i qëndrueshëm dhe rëndësia e edukimit dhe vetëdijesimit mjedisor.




