CEDE pati kënaqësinë që dje, me rastin e Ditës Evropiane të Parqeve, të mbështesë organizimin e aktivitetit të zhvilluar në Parkun Kombëtar “Sharri”, në Prevallë.
Aktiviteti u organizua nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SwEPA/SEPA), me pjesëmarrjen e fëmijëve nga Save the Children Kosova, të cilët ndanë idetë dhe perspektivat e tyre për mbrojtjen dhe zhvillimin e parqeve kombëtare për gjeneratat e ardhshme. ![]()
Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e ruajtjes së biodiversitetit, mbrojtjes së natyrës dhe përfshirjes së të rinjve në proceset mjedisore, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësi të ecin përgjatë “Shtegut të Miqësisë Suedi – Kosovë” dhe të njihen më nga afër me vlerat natyrore të Parkut Kombëtar “Sharri”.




