Sot, në SHFMU “Rasim Kiçina” Drenas, organizuam një aktivitet ndërgjegjësues kushtuar Ditës së Mjedisit, e cila këtë vit mbahet nën temën “Të frymëzuar nga natyra. Për klimën. Për të ardhmen tonë” – një thirrje globale për veprim ndaj ndryshimeve klimatike.
Së bashku me nxënësit diskutuam për një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë – ndryshimet klimatike dhe pasojat e tyre te resurset ujore. Në qendër të diskutimit ishin vërshimet, një dukuri që e ndjemë nga afër edhe këtë vit në qytetin tonë, Drenas. Ky shembull real na kujtoi se ndryshimet klimatike nuk janë diçka e largët, ato po prekin drejtpërdrejt jetën dhe mjedisin ku jetojmë.
Përmes këtij aktiviteti synuam të ngrisim vetëdijen se mbrojtja e mjedisit fillon nga secili prej nesh. Sepse e ardhmja e planetit varet nga vendimet dhe veprimet që ndërmarrim sot. ![]()
![]()
Faleminderit të gjithë nxënësve, stafit të shkollës dhe Eko Grupit të shkollës, të udhëhequr nga prof. Blerim Dvorani, për angazhimin, përkushtimin dhe energjinë pozitive që sollën në këtë aktivitet! ![]()
![]()
Ky projekt mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i zbatuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit (EAA).
#CEDE#IWRMKosovo#SKAT#Watermanagementkosovo#WorldEnvironmentDay








