“Çfarë do të ndodhte nëse një ditë do të na mungonte uji?”
Kjo ishte një nga pyetjet që hapi diskutimin tonë me nxënësit e Shfmu – Halil Bajraktari – Drenas dhe SHFMU “Rexhep Gjeli” Likoshan.
Nga lumenjtë që kalojnë pranë komuniteteve tona, deri te uji që përdorim çdo ditë në shtëpi, biseduam për rëndësinë e ujërave në Kosovë, sfidat me të cilat përballen dhe përgjegjësinë që kemi për t’i mbrojtur.
Sepse çdo pikë ujë e kursyer ka rëndësi, çdo mbeturinë që nuk përfundon në lumë bën dallim dhe çdo person që kupton vlerën e ujit bëhet pjesë e zgjidhjes.
Falënderojmë nxënësit për pjesëmarrjen aktive, si dhe stafin e shkollave për mikpritjen dhe bashkëpunimin.
Ky projekt mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i zbatuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit (EAA).






