12kW energji elektrike nga burime të ripërtritshme në tri shkolla të ndryshme, në Gjilan e në Viti.
Në Gjilan, në shkollën e mesme “Zenel Hajdini” dhe “Mehmet Isai” u përuruan projektet mjedisore të eko klubeve të këtyre shkollave. Secila shkollë, në objektin e tyre instaloi sistem me panele diellore me kapacitet 4kW, për të furnizuar shkollën e tyre me energji të pastër elektrike.
Në Viti, në shkollën “Kuvendi i Lezhës”, përuruam projektin e me qëllimin e njëjtë, për të furnizuar shkollën e tyre me energji nga burime të ripërtritshme.
Këto projekte edhe pse nisma të vogla kundrejt problemit madhor, zvogëlojnë gjurmët e karbonit dhe kontribuojnë në zbutjen ndaj ndryshimeve klimatike, të cilat si Kosovë po i përballim më shumë viteve të fundit.
Puna e këtyre të rinjve nga këto shkolla vazhdon të na i forcojë bindjet se mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për brezat që do të vijnë!
Aktivitetet me shkollat e mesme të larta janë duke u zbatuar me përkrahjen nga projekti #YENI, i cili realizohet nga Caritasi Zviceran në Kosovë me bashkëfinancim nga Caritasi Zviceran, Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.