Të rinjtë e eko klubit të Gjimnazit “Ismail Qemali” të komunës Kamenicës nëpërmjet projektit të tyre mjedisor instaluan panele diellore në objektin e shkollës, në kapacitet prej 4kw.
Pas trajnimeve ekstra kurrikulare për mjedisin, ndryshimet klimatike e për hartim të projekt propozimeve, anëtarët e eko klubit të kësaj shkolle hartuan projektin e tyre mjedisor. Nëpërmjet tij, aktivizmin e tyre ndaj ndryshimeve klimatike vendosën ta bëjnë duke kontribuuar që shkolla e tyre zvogëlojë emetimin e gazrave serë dhe të kursejë rreth 400 euro/vit në faturë të rrymës.
Nisma si kjo vazhdojnë të na forcojnë bindjet që së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për brezat që do të vijnë!
Aktivitetet me shkollat e mesme të larta janë duke u zbatuar me përkrahjen nga projekti #YENI, i cili realizohet nga Caritasi Zviceran në Kosovë me bashkëfinancim nga Caritasi Zviceran,
Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.