22 Prill – Aksion Pastrimi në Magure
Sot, më 22 prill, për nder të Ditës së Tokës, së bashku me banorë të fshatit Magure, vullnetarë të përkushtuar, azilantë nga qendra e azilit, nxënës të shkollës fillore, dhe organizatat partnere UNHCR dhe KRCT, realizuam një aksion pastrimi në rrugën kryesore të fshatit dhe në hapësirat përreth shkollës, postës, stacionit të policisë, xhamisë dhe qendrës së azilit.
Ky aksion ishte një shembull i fuqishëm i bashkëpunimit dhe përkushtimit për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë.
Faleminderit të gjithëve që na u bashkuan në këtë aksion pastrimi për nder të Ditës së Tokës!
Së bashku po krijojmë një Magurë më të pastër dhe më të gjelbër!