Së bashku me të rinjtë e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) të komunës së Drenasit dje zhvilluam aksionin tonë të pastrimit pranë liqenit të Vasilevës! Së bashku, ne kemi dhënë një ndikim të rëndësishëm në ruajtjen e bukurive natyrore të komunës sonë dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për ruajtjen e mjedisit. Gjatë aktivitetit, ekipi […]


Gjatë ditës së djeshme inauguruam edhe projektin e të rinjve të shkollës së mesme “Zenel Hajdini” në komunën e Ferizajt!
Pas ngritjes së kapaciteteve dhe njohurive të të rinjve të fituara nëpërmjet aktiviteteve në kuadër të projektit YENI në shkollën IAAP “Zenel Hajdini” Ferizaj erdhi koha të inaugurojmë projektin e shkruar dhe zbatuar nga anëtarët e eko klubit të kësaj shkolle. Nëpërmjet një kombinimi të mirë të aktiviteteve të rinjtë aktivizmin e tyre ndaj ndryshimeve […]

Sot me kënaqësi përuruam projektin mahnitës nga të rinjtë e gjimnazit “Dardania” në Han të Elezit
Sot me kënaqësi përuruam projektin mahnitës nga të rinjtë e gjimnazit “Dardania” në Han të Elezit, të nderuar edhe me prezencën e kryetarit të komunës! Ne, si partnerë të angazhuar të Caritasit Zviceran dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për të mbështetur shkollat në trajtimin e ndryshimeve klimatike, jemi jashtëzakonisht krenarë që kemi mbështetur këtë nismë […]

Të certifikuar në trajnimin zhvillimi i shkathtësive të të rinjve mbi mjedisin
Tani, anëtarët e eko klubeve të shkollave të mesme “Hamëz Jashari” dhe “Anton Çetta” nga komuna e Skenderajt si dhe shkollat e mesme “Bahri Haxha” dhe “Eqrem Çabej” nga komuna e Vushtrrisë, janë të certifikuar në trajnimin për zhvillimin e shkathtësive të të rinjve mbi mjedisin! Trajnimi ka përfshirë 4 module: 1. Roli i rinisë […]

Komuna e Kaçanikut, sot ishte nikoqire e takimit të grupit teknik të bashkëpunimit ndërkomunal!
Komuna e Kaçanikut, sot ishte nikoqire e takimit të grupit teknik të bashkëpunimit ndërkomunal! Tani, në vazhdën e rregullt të takimeve të grupit teknik të bashkëpunimit ndërkomunal sot mbajtëm punëtorinë e radhës në kuadër të procesi për hartimin e Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt! Objektivi kryesor […]

Festojmë Ditën Botërore të Mjedisit në Gjilan!
Festojmë Ditën Botërore të Mjedisit në Gjilan! Sot, me entuziazëm të madh festuam Ditën Botërore të Mjedisit në Gjilan. Në shkollën e muzikës të kësaj komune inauguruam projektin e Eko Klubit të shkollës, aktivitetet e së cilit u mbështetën financiarisht dhe me besim të fortë se do të ndikojnë në ruajtje të mjedisit dhe adresim […]

Zhvillimi i shkathtësive të të rinjve mbi mjedisin edhe në Shtërpcë!
Gjimnazi “Jovan Cvijic” në Shtërpcë, tashmë është pjesë grupit prej 60 shkollave që kanë themeluar eko klubin e tyre, nëpërmjet të cilit mundësohet veprimi i të rinjve në mjedis. Anëtarët e eko klubit morën mësime të shumta në modulet mbi rolin e rinisë në mbrojtjen e mjedisit dhe shembuj praktik; shkathtësitë për hartim të projekteve […]

Sot në zyret tona për herë të parë organizuam aksionin e dhurimit të gjakut!
Faleminderit që e bëtë aksionin tonë të dhurimit të gjakut një sukses të jashtëzakonshëm! Sot në zyret tona për herë të parë organizuam aksionin e dhurimit të gjakut! Shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt dhe falënderojmë të gjithë individët e mrekullueshëm që morën pjesë në aksionin tonë të dhurimit të gjakut! Nëpërmjet bujarisë suaj, mblodhëm një […]

Në Ferizaj, Gjilan e Han të Elezit, të rinjtë e eko klubeve tani janë aktivizuar për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike.
Jemi të entuziazmuar të ndajmë me ju disa momente frymëzuese nga projekti ynë veprimi i të rinjve për ndryshimet klimatike . Në Ferizaj, Gjilan e Han të Elezit, të rinjtë e eko klubeve tani janë aktivizuar për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike. Nëpërmjet mbështetjes sonë, të projektit YENI, kemi financuar 8 projekte të vogla, por […]

Zhvillimi i shkathtësive të të rinjve mbi mjedisin, edhe në Firajë të Shtërpcës!
Zhvillimi i shkathtësive të të rinjve mbi mjedisin, edhe në Firajë të Shtërpcës! Pamja e bukur e fshatit Firajë, e krijuar nga natyra, ka nevojë të domosdoshme për ruajtje dhe mirëmbajtje. Gjimnazi i këtij fshati, “Kongresi i Manastirit” në Shtërpcë, tashmë është pjesë grupit prej 60 shkollave që kanë themeluar eko klubin e tyre, nëpërmjet […]
