Në kuadër të projektit “Ndikimi i Rinisë në Mjedis (YENI)”, filluam partneritetin me Caritasin Zviceran (CACH).
Këtë partneritet e filluam sot me rastin e nënshkrimit të kontratës së projektit “Të rinjtë pjesë e implementimit të kërkesave të agjendës së gjelbër për ndryshimet klimatike dhe dekarbonizim”.
Për gjatë 24 muajve në vijim, në kuadër të këtij projekti do të punojmë për së afërmi me të rinjtë e 19 shkollave të mesme në 6 komunat e rajonit të lindjes lidhur me vetëdijesimin e tyre për ndryshimet klimatike.
Synimi i këtij projektit është krijimi i një gjenerate të vetëdijshme për kërcënimet nga ndryshimet klimatike, të motivuar dhe aktive në ndërmarrjen e masave për zbutjen dhe përshtatjen ndaj këtyre ndryshimeve.