Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se CEDE është përzgjedhur si partner zbatues në kuadër të projektit të ri të financuar nga Sida, përmes Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA).
Ky projekt do të fokusohet në:
Forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e natyrës dhe përdorimin e të dhënave mjedisore,
Mbështetje administrative dhe të prokurimit për aktivitetet e përbashkëta të SEPA dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK),
Organizimin e punëtorive, koordinimin e shërbimeve dhe angazhimin e ekspertëve të fushës.
Ky projekt do të zgjasë deri në vitin 2027 dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit në fushën e mjedisit.