Çdo pikë uji ka rëndësi.
Sot, në Ditën Botërore kundër Shkretirës dhe Thatësirës, rikujtojmë rëndësinë e investimeve në zgjidhje të qëndrueshme që ndihmojnë komunitetet të përshtaten ndaj ndryshimeve klimatike.
Sistemi për grumbullimin e ujit të shiut i realizuar në SHFMU “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran mundëson ruajtjen e deri në 1.28 milionë litra ujë në vit, duke kursyer ujë të pijshëm dhe duke mbështetur ujitjen e rreth 1,300 m² hapësirë të gjelbër përmes sistemit pikë-pikë.
Përveç kësaj, sistemi shërben edhe si burim rezervë uji për ndërhyrje në raste emergjente, duke mbështetur Njësinë e Zjarrfikësve në Drenas.
Në një kohë kur periudhat e thatësirës po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, zgjidhje të tilla tregojnë se si menaxhimi i mençur i ujit mund të kontribuojë njëkohësisht në mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e qëndrueshmërisë së komuniteteve ndaj sfidave klimatike.
Ky sistem është mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i zbatuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit (EAA).




