Falënderojmë për bashkëpunimin drejtorin e DKA-së, z. Dardan Abazi, drejtorët e shkollave së bashku me profesorët e tyre, që për dy ditë radhazi ishim bashkë më nxënësit e Gjimnazi “Eqrem Qabej” dhe SHMP “Bahri Haxha” për t’i themeluar këto Klube.
Të rinjt e këtyre dy shkollave u trajnuan në modulet:
– Roli i rinisë në mbrojtjen e mjedisit dhe shembuj praktik;
– Shkathtësitë për hartim të projekteve mjedisore nga të rinjtë;
– Roli i komunës në sektorin e mjedisit dhe angazhimi i komunitetit;
– Rolet dhe përgjegjësitë e Këshillave të Nxënësve dhe Eko Klubeve dhe Planeve Mjedisore të shkollave.
Këto ishin disa nga temat që për dy ditë radhazi janë trajnuar këta të rinjë në kuadër të projektit YENI!
Më shkrimin e projektit, Eko Klubet tashmë janë gati për zbatimin e ideve të tyre të cilat do të kenë edhe mbështetje financiare.