Edhe në Shtërpcë sot u përmbyll seria e trajnimeve për profesorët e shkollave të mesme të larta në 4 Modulet mjedisore të hartuara në kuadër të projektit Ndikimi i Rinisë në Mjedis YENI.
Pas Modulit të parë, Hyrje në Ndryshimet Klimatike; Modulit të dytë, Mjete Mësimore rreth Ndryshimeve Klimatike dhe Modulit të tretë, Fuqizimi i Rinisë në Aktivizmin Mjedisor, profesorët e shkollave nga Shtërpca, u trajnuan edhe në Modulin e fundit: Përfshirja e Rinisë në Planet Lokale të Veprimit në Mjedis.
Këto module janë të hartuara në kuadër të projektit YENI, nga profesorë universitar të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Njohuritë nga këto trajnime dhe materialet e hartuara mund
t`i shërbejnë si mësime ekstra kurrikulare për fushën mjedisore dhe për luftimin e ndryshimeve klimatike.