Gjatë ditës së djeshme inauguruam edhe projektin e të rinjve të shkollës së mesme SHMLM ” Sejdi Kryeziu” në Rogoqicë të Kamenices
Me një kombinim aktivitetesh projekti i tyre i kontribuon zbutjes së efekteve të ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së mjedisit.
Shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për të gjithë ata që kanë kontribuar me kohën, energjinë dhe burimet e tyre për ta bërë këtë projekt realitet. Inkurajojmë të rinjtë të rrisin aktivizimin e tyre mjedisor, që këto ndryshime ekstreme të motit që po ndodhin të shoqërohen edhe me ndryshime ekstreme të sjelljeve individuale të secilit prej nesh kundrejt ndryshimeve klimatike.
Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për brezat që do të vijnë!