Komuna e Kaçanikut, sot ishte nikoqire e takimit të grupit teknik të bashkëpunimit ndërkomunal!
Tani, në vazhdën e rregullt të takimeve të grupit teknik të bashkëpunimit ndërkomunal sot mbajtëm punëtorinë e radhës në kuadër të procesi për hartimin e Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt!
Objektivi kryesor i punëtorisë ishte përmbledhja e kapitullit të parë ndërlidhur me analizën bazë të menaxhimit të mbeturinave, si pjesë e hartimit të planit ndërkomunal për menaxhimin e Mbeturinave.