Qendra për Edukim dhe Zhvillim të Mjedisit – CEDE është fituese e projektit të propozuar “Promovimi i kompostimit në shkolla dhe ekonomi familjare”, në kuadër të projektit “Empower – Engage – Build Ownership” i cili do të zhvillohet në komunën e Drenasit dhe do të fillojë zbatimin në nëntor të këtij viti.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është reduktimi i vëllimit të mbeturinave në komunën e Drenasit. Ndërkohë, qëllimet specifike të projektit janë promovimi i prodhimit të kompostit nga mbeturinat organike dhe nxitja e qytetarëve për të kompostuar në mënyrë që mbeturinat e prodhuara nga ta t’i shndërrojnë në kompost, t’i ripërdorin për kopshtet e tyre dhe të ruajnë mjedisin.
Përfituesit e këtij projekti janë 30 instituconet shkollore të komunës së Drenasit, mësimdhënësit e lëndës së mjedisit jetësor, biologjisë dhe të bujqësisë, 600 nxënës të këtyre shkollave, qytetarët si dhe kompania Pastrimi – njësia në Drenas.
Ky projekt ka për synim Mbrojtjen e Mjedisit dhe nxitjen e Ekonomisë Qarkore, financuar nga Bashkimi Evropian dhe të menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, zbatuar nga Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politikat Zhvillimore (INDEP).