SH.M.L “DARDANIA” Hani i Elezit, në edicionin e parë të garës mjedisore “Dervish Rozhaja”, me projektin e tyre pati fituar vendin e dytë.
Sot përuroi përfundimin e suksesshëm të tij!
Si gjithherë, prezenca e kryetarit Mehmet Ballazhi nuk mungoi, për të treguar kështu përkushtimin dhe kujdesin e tij ndaj mjedisit dhe familjes së tij të madhe – banorëve të komunës!
Angazhimi i kësaj komune, i të rinjve të eko klubit, profesorit përgjegjës, drejtorit të shkollës dhe drejtorit komunal të arsimit bënë që projekti i tyre të jetë i dyti më i mirë, në një garë të hapur për 60 shkolla të mesme.
Tani, eko klubi i kësaj shkolle gjelbëroi edhe më shumë hapësirat përreth shkollës së tyre.
Vullneti i tyre për të vazhduar punën kundrejt ndryshimeve klimatike vërtetë është frymëzuese. Kjo na inkurajon shumë që puna me gjeneratat e reja të vazhdojë, që së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për brezat që do të vijnë!