Në Gjilan sot u përmbyll seria e trajnimeve për profesorët e shkollave të mesme të larta në 4 Modulet mjedisore të hartuara në kuadër të projektit Ndikimi i Rinisë në Mjedis YENI.
Pas Modulit të parë, Hyrje në Ndryshimet Klimatike; Modulit të dytë, Mjete Mësimore rreth Ndryshimeve Klimatike dhe Modulit të tretë, Fuqizimi i Rinisë në Aktivizmin Mjedisor, profesorët e shkollave nga Gjilani dhe Kamenica, u trajnuan edhe në Modulin e fundit: Përfshirja e Rinisë në Planet Lokale të Veprimit në Mjedis. Me këtë rast ata u certifikuan për të katër modulet.
Këto module janë të hartuara në kuadër të projektit YENI, nga profesorë universitar të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina. Njohuritë nga këto trajnime dhe materialet e hartuara mund t`i shërbejnë si mësime ekstra kurrikulare për fushën mjedisore dhe për luftimin e ndryshimeve klimatike .
Profesorëve ju urojmë suksese dhe punë të mbarë në edukimin dhe krijimin e gjeneratave të reja të cilat kanë gjithmonë në mendje dhe në sjelljet e tyre ruajtjen e mjedisit!