Në “Gjimnazi “Eqrem Çabej” Vushtrri” sot përuruam projektin mjedisor të të rinjve të eko klubit të kësaj shkolle!
Me projektin e tyre, ata vendosën rubinete me sensorë, drita ndriçuese efiçiente, mbi 50 pisha leyland si dhe sistem ujitje për to. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve ata e bënë shkollën e tyre më miqësore ndaj mjedisit duke rritur kursimin e ujit, energjisë elektrike si dhe lirimin e oksigjenit nëpërmjet pishave të mbjellura.
Të rinjtë sikur Rizona e cila sot prezantoi ecurinë e zbatimit të projektit vazhdojnë të na forcojnë bindjet që së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për brezat që do të vijnë!
Aktivitetet me shkollat e mesme të larta janë duke u zbatuar me përkrahjen nga projekti #YENI, i cili realizohet nga Caritasi Zviceran në Kosovë me bashkëfinancim nga Caritasi Zviceran,
Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.