Platforma e raportimit vjetor të komunave për menaxhim të mbeturinave drejt finalizimit
Nga viti 2024, komunat dhe operatorët do të raportojnë për herë të parë me platformë të re për Raportin Vjetor të Menaxhimit të Mbeturinave! Pas një procesi testues të raportimit vjetor dhe një pune disa mujore nga zhvilluesi i web aplikacionit, platforma tani veç ka marrë formën përfundimtare të raportimit.
Platforma do të lehtësojë punën e shumë akterëve, Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), komunave si dhe operatorëve të menaxhimit të mbeturinave.
Pas trajnimeve që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, futja e kësaj platforme në funksion do të bëhët për këtë vit raportues!