Prezantimi i Studimit të Para-Fizibilitetit për Menaxhimin e Integruar Ndërkomunal të Mbeturinave në Rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt.

Në kuadër të procesit të bashkëpunimit ndërkomunal, gjatë ditës së sotme morëm pjesë në prezantimin e sistemit të rekomanduar për menaxhimin e mbeturinave në regjionin e Gjilanit dhe Ferizajt.
Në këtë takim të grupit teknik të këtyre dy rajoneve, u prezantua rekomandimi i konsulentëve të angazhuar për strukturën e implementimit të sistemit, kostot, tarifat dhe përballueshmërisë së sistemit. 

Optimizimi i sistemit të grumbullimit të mbeturinave, parandalimi i mbeturinave, zvogëlimi i gjenerimit të përgjithshëm të mbeturinave, promovimi i praktikave të qëndrueshme janë disa nga çështjet e trajtuara drejt arritjes së qëllimit përfundimtar të ekonomisë qarkore në këto rajone.


