Mbështetja e zonave të Menaxhimit të Mbeturinave

Financimi: Projekti financohet nga GIZ – Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në kuadër të programit “Circular Urban Development – Kosovo4Green”, i bashkëfinancuar nga Qeveria Gjermane (BMZ) dhe SECO (Zvicër).

Periudha e zbatimit: 2025 – 2026

Qëllimi i përgjithshëm i kontratës është mbështetja e Zonave të Menaxhimit të Mbeturinave (WMZ) përmes asistencës teknike, koordinimit dhe lehtësimit të zbatimit të Planeve të Integruara Ndërkomunale të Menaxhimit të Mbeturinave (IWMMP).

Synimi është të mundësohet kalimi nga planifikimi në zbatim praktik, duke ndihmuar komunat në:

Lokalizimin dhe prioritizimin e masave të IWMMP-ve;

Zhvillimin e hartave të zbatimit 2025–2030;

Mbështetjen e pilot-aktiviteteve;

Forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal;

Ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimit të integruar të mbeturinave në përputhje me objektivat kombëtare dhe të BE-së