Lokacioni: Komuna e Drenasit
Financimi: Ky projekt mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i zbatuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit (EAA).
Viti i zbatimit: 2025-2026
Objektivi i përgjithshëm: Përdorimin efikas dhe të qëndrueshëm të burimeve ujore në Drenas, përmes sistemit të grumbullimit të ujit të shiut nga çatitë e objekteve publike për përdorim jo të pijshëm nga institucionet publike.
Objektiva Specifike:
1. Të krijohet një sistem funksional për grumbullimin e ujit të shiut në objektet e shkollës fillore “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran, Komuna e Drenasit.
2. Të sigurohet ujë alternativ për përdorim jo të pijshëm nga shkolla, Njësia e Zjarrfikësve dhe Kompania Publike “Pastrimi”, për mirëmbajtjen e brendshme dhe të jashtme të hapësirave publike në Drenas.
3. Të promovohet ky model si një praktikë funksionale dhe e replikueshme për komunat tjera në Kosovë, përmes aktiviteteve edukative, trajnimeve, dokumentimit teknik dhe shpërndarjes së përvojës së projektit.
Rezultatet:
1. Instalimi i sistemit për grumbullimin e ujit të shiut me kapacitet mbi 1.29 milionë litra në vit, duke zëvendësuar përdorimin e ujit të pijshëm nga rrjeti.
2. Sigurimi i furnizimit alternativ me ujë për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Kompaninë “Pastrimi” për nevoja emergjente dhe mirëmbajtje.
3. Vendosja e 15 rubinetëve me sensorë dhe sistemit të ujitjes pikë-pikë për rritjen e efikasitetit në përdorimin e ujit.
4. Edukimi i nxënësve dhe anëtarëve të stafit mbi kursimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ujit.
5. Trajnimi i zyrtarëve dhe operatorëve komunalë për mirëmbajtjen dhe replikimin e sistemit.
6. Hartimi i një dokumenti model me udhëzime për komunat tjera që synojnë të implementojnë ndërhyrje të ngjashme.

