Në kuadër të projektit “Promovimi i kompostimit në shkolla dhe Ekonomi Familjare”, Center for Education and Development of Environment – CEDE sot mbajti një punëtori me mësimdhënës të shkollave të komunës së Drenasit.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte prezantimi i materialeve dhe trajnimi i mësimdhënësve për praktikën e kompostimit. Mësuesit janë përzgjedhur nga drejtorët e tyre që të jenë përgjegjës për shpjegimin e procesit të kompostimit tek nxënësit, të udhëheqin grupet të tyre dhe të monitorojnë kompostimin në shkollat e tyre.