Organizata jone po merr pjesë në punëtorinë e organizuar në kuadër të projektit Shërbime të Qëndrueshme Komunale GIZ-SMS.
Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie është finalizimi i proceseve kyçe për Menaxhim të Mbeturinave sipas kornizës ligjore në komunën e Lipjanit, Podujevës, Obiliqit, Graçanicës dhe të Skenderjt.
Objektiva të kësaj punëtorie janë:
Rishikimi i procesit të draftimit të planit të ri operativ;
Hapat e mëtejshëm për implementimin dhe monitorimin e planit të ri operativ;
Finalizimi i procesit të përcaktimit të tarifave dhe rishikimi i kategorizimit të klientëve;
Përcaktimi i aktiviteteve për zgjerim të shërbimeve; dhe
Përfundimi i draft rregullores komunale për menaxhim të mbeturinave