Dje në Drenas e sot në Skenderaj, në kuadër të projektit “Rritja e rolit të qytetarëve në shfrytëzimin efiçent të ujit” me drejtorët dhe zyrtarët përkatës komunalë, personat përgjegjës të kompanive të ujësjellësit dhe shoqërinë civile nga këto dy komuna diskutuam për disa nga sfidat në sektorin e ujit dhe shërbimit të ujësjellësit.
Diskutuam gjithashtu edhe për disa nga sfidat e identifikuara nga gjetjet preliminare të pyetësorit i cili do na sjellë informata tjera nga këto tri komuna.
Krahas zhvillimit të këtyre takimeve, shumë shpejt do të mbahen edhe takime në format tjetër duke diskutuar për së afërmi me qytetarë me intervista direkte në fshatra, në fokus grupe nëpër bashkësi lokale, etj.
Në anën tjetër, në kordinim me insititucionet lokale do të organizojmë ligjërata nëpër shkolla, do të ndërmerren aksione pastrimi, e kampanja tjera informuese nëpër media sociale me qëllim të ruajtjes së ujit dhe resurseve ujore.
Aktivitetet e këtij projekti zbatohen nga Centre for Education and Development of Environment (CEDE) dhe financohen nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.