Shumë gëzim për fëmijët e fshatit Magure për festën e Vitit të Ri!
Si pjesë e angazhimit tonë për të nxitur kohezionin social, së bashku me nënkryetarin e komunës së Lipjanit dhe kryetarin e fshatit sot patëm mundësinë të sjellim buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve nga fshati i Magures dhe nga qendra e azilit.
Ndjenjë e mirë të shohësh lumturinë e pastër që përjetojnë këta fëmijë kur shohin babadimrin dhe marrin një dhuratë të veçantë të destinuar vetëm për ta. Dhurata këto të cilat për ne simbolizojnë shpresën, unitetin dhe fuqinë e bashkimit dhe jetesës si një komunitet.
Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ata që kontribuan, morën pjesë vullnetarisht ose mbështetën këtë iniciativë në çfarëdo mënyre. Mirësia juaj ka pasur një ndikim të rëndësishëm në këta fëmijë, duke u treguar atyre se ata janë të dashur dhe të vlerësuar.
Le të vazhdojmë të përhapim dashurinë, mirësinë dhe frymën e bashkimit jo vetëm gjatë festave të fundvitit, por çdo ditë.