Sot ishim në Skenderaj!
Në janar të këtij viti, si pasojë e reshjeve të mëdha, një pjesë e territorit të Komunës së Skenderajt është përmbytur nga vërshimet. Përmbytjet kishin mbuluar oborrin si dhe hapësirat e brendshme të shkollës IAAP “Anton Çetta” dhe Gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj. Këto përmbytje kishin dëmtuar infrastrukturën e brendshme si dhe oborrin e shkollës – hapësirat gjelbëruese.
Tani, kemi kënaqesin t’ju njoftojmë se gjelbërimi i është rikthyer përsëri këtyre dy hapësirave shkollore, falë bashkëpunimit në kuadër të projektit YENI i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritasit Zviceran në Kosovë dhe Komunës së Skenderajt.
Ndikimi i rinisë në mjedis është shumë i madh, për këtë arsye të dy shkollat e mesme tashme kanë themeluar Eko Klubet e tyre të cilat do të zhvillojnë projekte mjedisore në bashkëpunim me partnerin implementues CEDE.
Sot në një ceremoni të organizuar nga dy shkollat e mesme, në prezencën e Zyrtarëve të Caritasit Zviceran nga selia qendrore në Zvicër, Caritasit Zviceran në Kosovë, Ministria e Zhvillimit Rajonal, zyrtarëve nga Komuna e Skenderajt – DKA-ja, profesorë dhe nxënës nga dy Eko Klubet përuruam investim rreth 10.000 euro.
Si rezultat i këtyre dy projekteve janë mbjellur 280 drunj dekorativ në oborrin e shkollës IAAP “Anton Çetta” dhe Gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj, janë vendosur mbi 1000 metra gjatësi sistem i ujitjes, 4 kompostera, 4 trajnime për nxënësit e Eko Klubeve dhe ligjërata tjera mbi mbrojtjen e mjedisit të zbatuara nga eko klubet e shkollës.
Përfitues nga ky projekt janë IAAP “Anton Çetta” me 699 nxënës (M 276 – F 423) dhe Gjimnazi “Hamëz Jashari” me 596 nxënës të shkollës, 209 meshkuj ( 35 % ), 387 femra (65% ), duke mos anashkaluar stafin e shkollës, profesorët etj.
Vazhdojmë me ide dhe projekte të reja në vitin 2024, URIME.