Si rrjedhojë e memorandumit të bashkëpunimit mes komunës e Lipjanit dhe CEDE, dhe krijimit të grupit punues, sot mbajtëm takimin e parë për shqyrtimin dhe finalizimin e planit të veprimit!
Së bashku me partnerin Forumi për Iniciativa Qytetare në takim prezantuam disa aktivitete të zbatuara nga javët e kaluara si dhe u përcaktuan aktivitetet e përbashkëta të grupit punues që do të zbatohen ditëve në vijim.
Nga ky plan veprimi do të përmirësohen çështje të mdryshme të infrastrukturës dhe sigurisë për komunitetet në Magure, për Qendrën e Azilit si institucion i vendosur në këtë fshat si dhe për banorët e të dyja palëve.
Falënderojmë të gjitha palët për kohën, energjinë dhe kontributin e tyre në këtë proces!
Aktivitetet në kuadër të këtij projekti janë të mbështetura financiarisht nga Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM) përmes Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë!