Gjatë këtyre ditëve, kemi mbajtur takime me zyrtarë për menaxhimin e mbeturinave e drejtorë të drejtorive përkatëse në komunën e Shtimes, Junikut, Mamushës, Klinës, Rahovecit, Gjakoves, Gjilanit dhe Vitisë.
Kemi diskutuar çështje për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave. Janë diskutuar sfidat dhe mundësitë për intervenim. Është diskutuar dhe planifikuar procesi i shpërndarjes së shportave 120l të mbeturinave, të përfituara nga skema Granti i Performancës – Mjedis i Pastër.
Çdo intervenim dhe investim në përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave është i nevojshëm dhe i domosdoshëm për mbrojtjen e mjedisit dhe ambientit të pastër. Në kërkim të mundësive të reja…!