Tani, anëtarët e eko klubeve të shkollave të mesme “Hamëz Jashari” dhe “Anton Çetta” nga komuna e Skenderajt si dhe shkollat e mesme “Bahri Haxha” dhe “Eqrem Çabej” nga komuna e Vushtrrisë, janë të certifikuar në trajnimin për zhvillimin e shkathtësive të të rinjve mbi mjedisin! 

Trajnimi ka përfshirë 4 module:
1. Roli i rinisë në mbrojtjen e mjedisit dhe ofrimi i shembujve praktik;
2. Shkathtësitë për hartim të projekteve mjedisore nga të rinjtë;
3. Roli i komunës në sektorin e mjedisit dhe angazhimi i komunitetit; dhe
4. Rolet dhe përgjegjësitë e Këshillave të Nxënësve dhe Eko Klubeve dhe Planeve Mjedisore të shkollave.
Me kënaqësi të madhe njoftuam eko klubet për vlerësimet pozitive të projekteve të tyre.
Prej tash, nëpërmjet tyre mund ta fillojnë aktivizimin dhe ndikimin e tyrë në mjedis. 
