Dijesa Morina

Përshëndetje, unë jam Dijesa Morina

Kordinatore e Projekteve

Dijesa Morina është profesioniste e mjedisit me fokus në menaxhimin e projekteve në fushën e burimeve ujore, monitorimin e cilësisë së ajrit dhe edukimin mjedisor.

Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Agroekologji dhe Agromjedis, si dhe Master në Menaxhim të Mjedisit, ndërsa aktualisht është duke ndjekur studimet Master në Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore. Aktualisht, ajo punon si Koordinatore e Projektit në Qendrën për Edukim dhe Zhvillim Mjedisor (CEDE), dhe ka përvojë akademike si asistente në Universitetin “Haxhi Zeka” në fushën e Studimeve Mjedisore.

Puna e saj përfshin koordinimin dhe menaxhimin e projekteve që lidhen me ujërat, si dhe zhvillimin e iniciativave mjedisore në komunitet në të gjithë Kosovën. Dijesa ka bashkëpunuar me organizata joqeveritare, institucione publike dhe rrjete rinore në fusha që lidhen me qëndrueshmërinë, klimën dhe mbrojtjen e mjedisit.