Dijesa Morina

Përshëndetje, unë jam Dijesa Morina
Kordinatore e ProjekteveDijesa Morina ka përfunduar studimet Bachelor në Agroekologji dhe Agromjedis, si dhe Master në Menaxhim të Mjedisit, ndërsa aktualisht është duke ndjekur studimet Master në Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore. Aktualisht, ajo punon si Koordinatore e projekteve në Qendrën për Edukim dhe Zhvillim Mjedisor (CEDE), dhe ka përvojë akademike si asistente në Universitetin “Haxhi Zeka” në fushën e mjedisit.
Puna e saj përfshin koordinimin dhe menaxhimin e projekteve që lidhen me ujërat, ajrin si dhe zhvillimin e iniciativave mjedisore në komunitet në të gjithë Kosovën. Dijesa ka bashkëpunuar me organizata joqeveritare, institucione publike dhe rrjete rinore në fusha që lidhen me qëndrueshmërinë, ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.
