![]()
Sot në SHFMU “ Xhevë Lladrovci” Gllanasellë zhvilluam një aktivitet edukativ me nxënësit për ujin, ndotjen e tij dhe mënyrat se si mund ta ruajmë çdo ditë.
Përmes bisedës dhe aktiviteteve praktike, nxënësit mësuan më shumë për gjendjen e ujërave në Kosovë, si ndotet uji dhe çfarë mund të bëjnë ata në shkollë, në shtëpi dhe në komunitet për ta kursyer dhe mbrojtur atë. ![]()
Gjatë aktivitetit, nxënësit realizuan edhe punime të ndryshme kushtuar ujërave dhe tokës, duke shprehur në mënyrë kreative rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe kujdesit ndaj mjedisit. ![]()
![]()
Në fund, aktiviteti u përmbyll me mbjelljen e disa drunjve në hapësirat e shkollës, si një hap i vogël por i rëndësishëm për një mjedis më të pastër dhe më të gjelbër. ![]()
Falënderojmë përfaqësuesit e IWRM-K që ishin pjesë e aktivitetit, si dhe SHFMU “Xhevë Lladrovci” për bashkëpunimin dhe mikpritjen. ![]()
![]()
Ky aktivitet mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i zbatuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit (EAA).




