Kete jave, vizituam komunen e Klines dhe Gjilanit!
Takuam drejtoret e sherbimeve publike, zyrtaret per menaxhim te mbeturinave dhe perfaqesues te operatoreve per grumbullim te mbeturinave.
Diskutuam mbi gjendjen aktuale te menaxhimit te mbeturinave ne keto komuna, per qellimet e tyre ne kete sektor, shtrirjen e grumbullimit te mbeturinave, sfidat dhe mundesite per permiresim te sherbimit per qytetaret.
Tani, do te kete intensifikim te punes, takimeve dhe e angazhimit te perbashket ne mbrojtjen e mjedisit!