Vizutuam Parkun Nacional Blinaja
Së bashku me anëtarët e eko klubeve të shkollave të mesme të komunës së Kamenicës dhe Vitisë pamë për së afërmi hapësirat e Blinajës!
Pyjet janë shtëpi e mbi 80% të biodiversitetit tokësor dhe ndër absorbuesit kryesor të dioksidit të karbonit!
Blinaja, Vend Gjuetia me Rëndësi të Veçantë në Blinajë përfshin rreth 3 mijë hektarë dhe dallohet me faunë të egër e shpezë (përfshirë kaproj, dre, derra të egër, dhelpra, shqiponja etj.), bimë të llojllojshme, e rreth 30 liqene.
Nxënësit dhe profesorët patën mundësinë ta vizitojnë këtë aset natyror dhe të dëgjojnë rreth vlerave dhe pasurive të Blinajës, llojeve të bimëve e shtazëve që jetojnë në të, si dhe rëndësinë e mbrojtjes së natyës, konservimit të biodiversitetit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve.
Projekti #YENI realizohet nga Caritasi Zviceran në Kosovë, me bashkëfinancim nga Caritasi Zviceran, Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.