Zhvillimi i shkathtësive të të rinjve mbi mjedisin, edhe në Firajë të Shtërpcës!
Pamja e bukur e fshatit Firajë, e krijuar nga natyra, ka nevojë të domosdoshme për ruajtje dhe mirëmbajtje.
Gjimnazi i këtij fshati, “Kongresi i Manastirit” në Shtërpcë, tashmë është pjesë grupit prej 60 shkollave që kanë themeluar eko klubin e tyre, nëpërmjet të cilit mundësohet veprimi i të rinjve në mjedis.
Anëtarët e eko klubit morën mësime të shumta në modulet mbi rolin e rinisë në mbrojtjen e mjedisit dhe shembuj praktik; shkathtësitë për hartim të projekteve mjedisore nga të rinjtë; rolin e komunës në sektorin e mjedisit dhe angazhimi i komunitetit; dhe për rolet dhe përgjegjësitë e Këshillave të Nxënësve dhe Eko Klubeve dhe Planeve Mjedisore të shkollave.
Me idetë që burojnë nga eko klubet, të paraqitura në projekt-propozimin e tyre dhe të financuara nga projekti ynë, do të kenë mundësinë që si rini të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit.