Platforma e vullnetarve
- Ballina
- Platforma e vullnetarve

Vullnetarizmi paraqet ndërmarrjen e aksioneve apo zhvillimin e aktiviteteve për të mirën e një personi tjetër apo një grupi të caktuar në shoqëri jo për përfitime financiare.
Center for Education and Development of Environment (CEDE) është organizatë mjedisore që zhvillon projekte, aktivitete dhe aksione në kuadër të mbrojtjes së ambientit që shpeshherë kërkojnë edhe punë vullnetare.
Platforma e vullnetarëve të CEDE ju mundëson juve të jepni kontributin tuaj në organizime të ndryshme, të krijoni lidhje të reja shoqërore dhe të avanconi shkathtësitë tuaja profesionale dhe të ndikoni pozitivisht në gjendjen e mjedisit.
Për të qenë pjesë e ekipit të vullnetarëve të CEDE, mjafton të plotësoni formën e mëposhtme dhe ju do të jeni të informuar për çdo aktivitet që do të zhvillojë organizata për mbrojtjen e mjedisit.
Bëhu pjesë e shoqërisë që kujdeset ndaj mjedisit – Vepro!