Karvanit prej 60 shkollave tashmë i është bashkuar edhe Komuna e Kamenicës më themelimin e Eko Klubeve në Gjimnazi “Ismail Qemaili” Kamenicë dhe SHMLM “Sejdi Kryeziu” Rogaqicë të Kamenicës.
– Edukimi dhe roli i rinisë në mbrojtjen e mjedisit.
– Forcimi i pjesëmarrjes së të rinjve në mbrojtjen e mjedisit.
– Ndërgjegjësimi për mjedisin tonë natyror, se si veprimet tona ndikojnë në mirëqenien e mjediseve tona lokale dhe globale.
– Shkrimin e projekteve në fushën e mjedisit.
Janë vetëm disa nga temat që për dy ditë radhazi janë trajnuar këta të rinjë në kuadër të projektit YENI!
Me shkrimin e projektit, Eko Klubet tashmë janë gati me idetë qe burojn nga ta, e do të kenë mbështetje financiare për të zbatuar projektet e tyre.