Dhe.. këta janë fituesit e garës së Çmimit Mjedisor për Shkolla “Dervish Rozhaja”:
Çmimin e parë e fitoi eko klubi nga Qendra e Kompetencës Kujtim Krasniqi, Malishevë, në vlerë prej 10,000€!
Çmimin e dytë e fitoi eko klubi nga SH.M.L “DARDANIA” Hani i Elezit, në vlerë prej 3,500€!
Çmimin e tretë e fitoi eko klubi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” Vushtrri, në vlerë prej 1,500€!
Pas një procesi konkurrues dhe një gare në mes të shkollave të mesme, dje përfundoi procesi i ndarjes së Çmimit “Dervish Rozhaja”. 7 eko klubet që kishin arritur në fazën finale dje prezantuan projekt-propozimet tyre para jurisë dhe audiencës së pranishme. Pas vlerësimit final u njoftuan përfituesit dhe u ndanë çmimet për shkollat fituese të garës.
I urojmë suksese eko klubeve gjatë zbatimit të projekteve të tyre dhe ftojmë eko klubet tjera të aplikojnë në garën e ardhshme që do të lansohet në vitin e ardhshëm!
Kjo garë u organizua dhe mundësua nga ekipi i projektit #YENI realizuar nga Caritas-i Zviceran në Kosovë me bashkëfinancim nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.