Sot, përfaqësuesi i CEDE, Krenar Nika, në kuadër të Akademisë së Re për Energji që po mbahet në Gabrovo të Bullgarisë, vizitoi deponinë rajonale të këtij rajoni dhe komunitetin e parë dhe të vetëm të energjisë atje.
Vizita në deponinë rajonale dhe komunitetin e energjisë në Gabrovo ofroi mundësinë për të parë nga afër praktikat më të mira në menaxhimin e mbetjeve dhe prodhimin e energjisë së pastër. Këto iniciativa jo vetëm që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit, por edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët lokalë.
Përvoja dhe njohuritë e fituara gjatë kësaj vizite do të jenë të vlefshme për zhvillimin e projekteve të ngjashme në vendin tonë, duke promovuar praktikat e qëndrueshme dhe inovative në sektorin e energjisë.