Në kuadër të Ditës Botërore të Tokës, nën moton “Fuqia jonë, planeti jonë”, në SHFMU “Rilindja” Dritan/Dobroshec/-Drenas , organizuam një ditë të mbushur me aktivitete vetëdijësuese dhe praktike me fokus rritjen e vetëdijes për mbrojtjen e mjedisit ![]()
Fillimisht, u mbajt një ligjëratë vetëdijësuese ku diskutuam për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe rolin që secili prej nesh ka në ruajtjen e tij.
Më pas, aktiviteti vazhdoi me veprime praktike:
mbjellja e Pemës së Tokës
vendosja e luleve në hapësirat e shkollës
organizimi i një aksioni pastrimi
Po ashtu, u zhvillua edhe një ekspozitë me punimet e nxënësve kushtuar Tokës, ku ata shprehën kreativitetin dhe mesazhet e tyre për mbrojtjen e mjedisit.
Një falënderim i veçantë për shkollën për bashkëpunimin ![]()
Angazhimi dhe energjia e nxënësve ishte vërtet inspiruese dhe një kujtesë e mirë që ndryshimi fillon nga veprimet e vogla të përditshme ![]()
Ky aktivitet mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K ), Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i Qeverisë së Kosovës, i zbatuar nga SKAT (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit (EAA).




