Gjatë tre diteve të fundit, në kuadër të procesit të rishikimit të planeve komunale të menaxhimit të mbeturinave, u zhvillua punëtoria për caktimin e masave/aktiviteteve për objektivat e këtyre Planeve.
Komunat paraqitën sfidat me të cilat përballen çdo ditë dhe dhanë kontribut e ide të reja për adresim dhe zgjidhje gjatë 5 viteve të ardhshme.
Të gjitha objektivat dhe masat e planifikuara do të jenë të fokusuara në minimizim të prodhimit të mbeturinave, praktika 3R, ofrim të shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme.